Para pak ditësh një aksident tragjik ndodhi në Vlorë, në vendin e quajtur "Kripa" ku humbi jetën 23-vjeçarja Anxhela Capo dhe mbeti e palgosur shoqja e saj 22-vjeçarja Silvana Muho. Në lidhje me këtë ngjarje policia njoftoi se kishte arrestuar shoqen e viktimës, 22 vjeçaren Muho, pasi ajo po drejtonte mjetin që u aksidentua. Por sipas BallkanWeb dy vajzat që kanë qenë duke udhëtuar me makinën tip “Hyndai”, lëviznin me një shpejtësi tepër të madhe duke i kaluar 160 km në orë në një kohë që në këtë autostradë limiti maksimal është 90. Pak para se të ndodhte aksidenti tragjik, vajzat ishin duke filmuar njëra-tjetrën. Ndërkohë që detajet si thonjtë, unaza por edhe një sekuencë tjetër e realizuar pak minuta para ngjarjes nga telefoni i të plagosurës Silvana Muho, konfirmojnë se në timon ka qenë viktima Anxhela Çapo dhe jo Muho e cila u arrestua nga policia me pretendimin se ishte në timon. Gjithashtu vlen të theksohet se policia njoftoi se ngjarja kishte ndodhur në orën 19:25 minuta. Ndërkohë që videot e bëra nga vajzat janë në orën 19:22 minuta, pra 3 minuta para përplasjes fatale të makinës me trafikndarësen që ishte vdekjeprurëse për 23-vjeçaren Çapo.
