Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2021, 14:04
Sindi Loci është një prej konkurrenteve të "Për'puthen" që sapo iu bashkua emisionit ngjalli shumë debate e polemika për atë që ishte. Sindi tregoi se ishte e virgjër dhe nuk kishte pasur kurrë një lidhje dashurie dhe kontakt fizik me asnjë mashkull. Por kjo deklaratë duket se nuk ndikoi aq mirë te ajo, pasi u bullizua dhe u lëndua shumë nga etiketimet që i vendosën. Pas kësaj deklarate ajo tha se kishte kaluar një periudhë tepër të vështirë duke iu dashur të përballet me komentet e publikut dhe bullizmin e hapur për virgjërinë. Madje, ky stres e bëri konkurrenten të humbasë shumë kilogramë brenda vetëm pak ditësh. Por duket se tani gjërat kanë ndryshuar dhe Sindi ka lënë pas gjithçka pasi në një postim të fundit në Instagram, ajo ka shkruar se vajza e virgjër është tashmë më e fortë se kurrë dhe nuk ia ndjen për komentet e askujt.
⚠️Kam nje super news per te gjithe ju!!! ⚠️
E mbani mend ate Sindin qe hyri ne fillim dhe vriste mendjen perse e gjithe Shqiperia dhe konkurentet e e bullizonin per faktin qe nuk kishte pasur asnjehere marrdhenie seksuale me dike perpara? Eh, ajo Sindi nuk eshte me… Vazhdoni komentoni, dergoni mesazhe negative se nuk me intereson aspak… Vazhdoni mbushni emisionin/faqjen tuaj duke permendur emrin tim sepse aq jete keni dhe doni te perfitoni sadopak nga imazhi im. Une KURRE nuk do te ndryshoj per askend, dhe cfaredo qoft opinioni im do ta them me ZE TE LARTE se perderisa jam ulur ne ate karrige e meritoj ta them opinionin tim perpara nje Shqiperie dhe jo duke urryer neper komente dhe duke i bertitur televizorit… Per te gjithe ju qe vazhdoni kaq deshperimisht te komentoni zerin dhe virgjerine time… Nderoni stacionnn se nuk po ju degjon askush, po flisni pafund edhe po i shtoni hormonet e keqija vetes suaj… se une nuk kam si i cliroj po ju e keni zgjidhjen 😉 Prandaj BYE dhe FALEMINDERIT per vemendjen qe me jepni gjithmone… Tani kjo e virgjera do shkoj te punoj per te ngjitur shkallet e suksesit, nderkohe ju qendroni ne balten tuaj 👋🏻✌🏻
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR