Sherri mes Ibrahimovic dhe Lukakut/ Gjykatësi sportiv në Itali jep vendimin për dy sulmuesit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.01.2021, 13:21

Gjykatësi Sportiv i Kupës së Italisë Alessandro Zampone vendosi një pezullim një ditor ndaj sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe ndaj Romelu Lukaku (i cili tashmë ishte paralajmëruar), pas përplasjes që patën në derbin e Milanit ku Interi doli fitues. Për të dy lojtarët ka skualifikim për një ndeshje në Kupë, pasi Ibrahimoviç mori karton të kuq, ndërsa Lukaku plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, duke humbur gjysmëfinalen e parë ndaj Juventusit. Për të dy, vendimi i marrë për mosmarrëveshjen në fushë është i motivuar përgjithësisht nga sjellja "jo-e duhur". Nuk mund të përjashtohet që një hetim të hapet nga Prokuroria për të vlerësuar ndonjë shkelje me përmbajtje diskriminuese nga pamjet filmike që janë regjistruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit