Përgjimet e Ndrangettas italiane kanë ngjallur debate të shumta në Shqipëri. Lidhur me këtë në një emision televiziv kanë debatuar fort gazetari Basir Çollaku dhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari. Sipas gazetarit, Rama në konferencë për shtyp, iu drejtua SPAK-ut që hetimet kanë mbaruar, prandaj dhe ka lexuar konkluzionet.
Debati i plotë:
Shkëlqim Hajdari: Unë nuk jam këtu përfaqësues i Prokurorisë së Posaçme Anti korrupsion.
Basir Çollaku: Po themi çfarë ndodh.
Shkëlqim Hajdari: Unë po të them që nga fillimi deri në fund që Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion duhet të marri përsipër përgjegjësitë.
Basir Çollaku: Po nuk ka marrë rezultat.
Shkëlqim Hajdari: Po shko ti, shko bëhu ti prokuror.
Basir Çollaku: Sigurisht që bëhem, në detyrën time unë jam prokuror dhe i shkoj deri në fund gjërave.
Shkëlqim Hajdari: O Basir mos bëni biseda të tilla në studio që nuk kanë logjikë njerëzore.
Basir Çollaku: Ti lemë historitë e logjikës të lutem.
Shkëlqim Hajdari: Do më dëgjosh mua.
Basir Çollaku: Jo nuk do të dëgjoj, jemi në studio bashkë e jo në kafe. Deklaratat e kryeministrit, sepse je këshilltar i kryeministrit…
Shkëlqim Hajdari: Nuk jam, nuk jam të thash.
Basir Çollaku: Deklarata e kryeministrit është që konkluzionet janë dhënë, hetimi është mbaruar. Mua më thotë apo SPAK-ut?
Shkëlqim Hajdari: Ty ta thotë.
Basir Çollaku: Jo i thotë SPAK-ut.
Basir Çollaku: Ai zotëria atje që mban detyrën e drejtuesit të SPAK-ut, prokurorit të përgjithshëm, duhet të dalë e t’u thotë shqiptarëve që konkluzionet e hetimit i bën prokuroria, vendimet i merr gjykata dhe jo kryeministri. Por nëse ata janë të varur, kanë qoka për të bërë, kanë shkuar dhe janë eksportuar në atë mënyrë, atëherë ata nuk janë duke bërë detyrën. Sepse ka dy javë, e dinë të gjithë këtë nga investigimi i BIRN, 80% e ministrave përfshirë dhe kryeministrin.
Shkëlqim Hajdari: Ku don të dalësh. Ku nuk bie dakord me mua? Unë nuk jam këtu funksion politik.
Basir Çollaku: Që ka dështuar prokuroria dua të them.
Shkëlqim Hajdari: Ka dështuar prokurira për ty? Për mua nuk ka dështuar, vazhdo.
Basir Çollaku: Për ty jo sepse je në qeveri.
Shkëlqim Hajdari: Jo nuk jam në qeveri, s’ka lidhje.
Basir Çollaku: Sigurisht që po. Dëgjoje si prokuror. 80%…
Shkëlqim Hajdari: Nuk dëgjoj, i di më mirë unë se ty ato.
Basir Çollaku: Nuk dëshiron të dëgjosh?
Shkëlqim Hajdari: Jo, po i di më mirë se ty unë ato.
Basir Çollaku: Nuk i din fare. 80%…
Shkëlqim Hajdari: Nuk përgjigjem.
Basir Çollaku: Nuk po flas me ty.
Shkëlqim Hajdari: Ktheu andej, sepse nuk dua të flas fare me ty. Mos m’u drejto fare po të them.
Basir Çollaku: Mos hajde këtu dhe thua tekstet e Ramës.
Shkëlqim Hajdari: Kush po lexon tekstet e Ramës o Basir Çollaku. Ti më njeh mirë dhe e din që unë nuk marr tekstet e Ramës as Lulzim Bashës, as të Fatmir Mediut askujt tjetër në Shqipëri. E dinë mirë ti. Lere tani mos më bëj kështu.
Basir Çollaku: 80% e ministrave dhe kryeministrit nuk justifikojnë pasurinë. Prokuroria ka dy javë tre javë që nuk kryen asnjë veprim. Janë larguar nga sistemi prokurorë, gjykatës për 500 mijë lekë, për metra katrorë, për 1 mijë euro, le të largohen. Por ata tregojnë që janë në qeveri jo në prokurori me këtë sjellje.