E rëndë në Lushnje! 18-vjeçari dhe e dashura e tij dhunojnë të moshuarën, tentojnë t’i grabisin shtëpinë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.01.2021, 09:25

Dy adoleshentë nga Lushnja kanë rënë në pranga, pasi kanë dhunuar dhe më pas kanë tenttuar të grabisin një të moshuar.

Policia njofton se dy hajdutët, Julian Kiptiu, 18 vjeç dhe e dashura e tij, shtetesaje me inicialet K. B., 16 vjeçe, kanë hyrë në banesën e shtetases L. Z., 64 vjeçe, dhe i kanë hedhur spraj lotsjellës në fytyrë, kanë ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kanë mbyllur atë në një dhomë të kësaj banese. Më pas kanë kontrolluar në banesë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sprajti lotsjellës që ata kishin përdorur me qëllim realizimin e vjedhjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit