Rrahu gruan italiane/ Arrestohet në spital burri, e pësojnë dhe kamarieri me guzhinierin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 29.01.2021, 08:33

Kastriot Dema, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë partneren e tij italiane, është arrestuar mëngjesin e sotëm. Ndërkohë mësohet që policia ka proceduar dhe dy persona të tjerë, që kanë qënë pjesë e stafit të resortit që ndodhet në zonën e Vilë Bashtovës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në ngarkim të shtetasit K. D (i arrestuar) dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve G. B dhe F. V, të proceduar në gjendje të lirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit