Kosova, dhe jo vetëm, u trondit nga një ngjarje e rëndë para dy ditësh, ku Skënder Krasniqi 'eliminoi' djalin e tij Albert Krasniqi. Siç u raportua në mediat kosovare, ata patën një konflikt me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degjeneroi në të shtëna armësh. Theksojmë se Albert Krasniqi ishte i njohur për organet e drejtësisë, ndërsa Skënder Krasniqi ka qenë pjesë e UÇK-së. Por nga ana tjetër burimet bëjnë me dije se më parë marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira. Madje të dy bashkë, me kompaninë e tyre të ndërtimit ‘Përparimi’ kishin kontribuuar për ndërtimin e një xhamie tek “Mati 1”, raportojnë mediat kosovare. Gjithashtu ata kishin publikuar edhe disa foto nga xhamia bashkë me imamin e saj.
