Shkaktoi aksidentin masiv në Berat, kush është drejtuesi i BMW-së që u largua nga vendngjarja?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.01.2021, 23:29

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Berat. Sipas Fax drejtuesi i mjetit tip BMW ishte Eris Domaxeti, i cili ka përplasur 4 automjete duke shkaktuar një aksident masiv. Për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia 38-vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit të mjetit nga ana e Domaxetit. Bëhet me dije se ky i fundit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit. Pamjet duken vërtetë të rënda dhe makinat janë shkërmoqur plotësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit