Rikthehen tifozët në stadiume! Fillon shitja e biletave për Botërorin e Klubeve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2021, 20:46

Botërori për Klube që do të zhvillohet në Katar nga 4 shkurti deri më 11 shkurt, do të mbahet me tifozë në stadium. Lajmi u bë i ditur nga komiteti organizativ në Katar ku thuhet se biletat janë në shitje dhe do të ketë bileta falas për personat me aftësi të kufizuara, por të shoqëruar nga një person tjetër. Por ende nuk ka informacion se sa do të jetë kapaciteti i tifozerive në stadiume, pasi pandemia e Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në një kohëk kur shumë shtete kanë nisur dhe procesin e vaksinimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit