Lali Lekut i bëhet “përshesh” propaganda, si abuzojnë autobusët me personat me aftësi ndryshe

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.01.2021, 19:48

Erion Veliaj-t, kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, përditë e më shumë po i bëhet “përshesh” propaganda mediatike që është munduar të shpalosë para syve të shqiptarëve. Shpesh lali Leku është mburrur se Tirana është një qytet i ngjashëm me ato të Europës, madje pa pikën e turpit e ka krahasuar me Vienën. Por a është e vërtetë kjo? Sigurisht që jo, pasi të gjithë shohim përditë se si mashtrimet e lalit dalin çdo ditë sheshit.

Një ndër rastet më flagrante, është edhe fakti se si trajtohen personat me aftësi ndryshe në kryeqytet. Një djalë 13-vjeçar ka denoncuar me video pranë redaksisë së JOQ Albania se autobusët publikë në Tiranë i mbyllin dyert para fytyrës kur shohin se është me karrocë. Video është një skandal i vërtetë me skena që të ngjethin mishin, pasi shikohet fare qartë se autobusët e lali Lekut nuk duan t’ia dinë fare për personat me aftësi ndryshe. Ky është një dështim i vërtetë i Erion Veliaj, i cili nuk është i zoti të sigurojë kërkesat më minimale për personat me aftësi ndryshe në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit