Elektricisti hero! Çan borën deri tek gjuri për t’i rilidhur dritat kuksianëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2021, 19:37

Në shqipëri, ku rëndom flitet për politikë dhe krim, ka edhe raste frymëzuese të njerëzve të thjeshtë dhe punonjësve të përulur, që janë shembull për të tjerët. I tillë është edhe rasti i Xhemil Mezinit, elektricistit 57-vjeçar që “çan” dëborën, duke sfiduar acarin për t’u rikthyer energjinë elektrike banorëve të një fshati të thellë në Kukës. Shumë e krahasojnë me 'Dedën' e filmit “Rrugë të Bardha”, veçse krahasimi nuk ka vend, pasi Xhemili është person real, i një realiteti që përsëritet çdo dimër në vendin tonë. Ndërkohë, kompania OSHE thotë se mbrëmjen e shkuar, ka rënë sërish dëborë, duke dëmtuar linjën që furnizon me energji zonën.

Më konkretisht, OSHE ka njoftuar se:

Elektricisti Xhemil Mezini, 57 vjeç, gjatë punës së sotme në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Cajës!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit