Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Greqi/ Flet shoku që nxiti autorin për sherrin, frikë nga hakmarrja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2021, 19:09

Para pak ditësh në Patra të Greqisë humbi jetën 27-vjeçari Mario Metaj i cili u qëllua me armë zjarri pas një sherri me disa të rinj që thuhet se janë shqiptarë. Mediat greke kanë njoftuar se ditën e nesërme do të dalë përpara gjykatës në Greqi shoku i autorit të vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar. 31-vjeçari shqiptar është arrestuar pas vrasjes dhe akuzohet se pas sherrit nxiti autorin që të qëllonte ndaj 27-vjeçarit. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor 31-vjeçari ka deklaruar se sherri ka nisur pa asnjë shkak. Më tej 31-vjeçari ka thënë se ishte i pari që u qëllua me thikë në kokë dhe në këtë moment i kërkoi shokut të tij që të reagonte, i cili hapi zjarr duke vrarë Metajn. Sakaq autoritetet greke thonë se 26-vjeçari me inicialet A.M. është larguar për në Shqipëri. Ndërkohë që policia pas vrasjes ka shtuar masat, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës.

Viktima, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij ishin njerëz nga e njëjta hapësirë shoqërore, vinin nga Shqipëria dhe kishin lidhje me sportet, por edhe me klubet e natës dhe nuk kishin precedentë të mëparshme penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit