Albert Krasniqi, i cili u vra nga i ati i tij mbremjen e djeshme, ka qenë një person që kishte probleme me ligjin. Disa çaste më parë janë zbuluar disa detaje të reja në lidhje me të shkuarën e biznesmenit, ku thuhet se ai ka qëlluar me armë për vdekje, nxënësin e Shkollës së Mjekësisë, Dimitrije Popoviq, 17 vjeç, në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004. Krasniqi u dënua me nëntë vite e gjysmë burgim për vrasjen që ndodhi në një “fast food”, ku Dimitrije Popoviç u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend. Ndërkohë, në 14 vjetorin e vrasjes së djalit të saj, nëna e Dimitrijes, Jovanka, kishte thënë se ende zgjohet çdo natë në kohën kur u vra djali i saj.
Ajo mes lotësh ka treguar se:
Kujtojmë se Albert Krasniqi u vra dje rreth orës 17:00 nga i ati i tij, Skënder Krasniqi, ish-luftëtar i UÇK-së, për shkak se ai kishte dhunuar ish-gruan e tij, Besa Gashi.