Iu bë atentat/ Në vitin 2000, Myslim Lika vrau bashkëpronarin e një firme dhe plagosi administratorin italian

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.01.2021, 17:48

Vetëm pak orë më parë, një ngjarje e rëndë tronditi Mamurrasin, teksa mbeti i plagosur Myslim Lika, 60 vjeç. Ky i fundit u qëllua me armë, ndërsa mësohet se është person me precedent të mëparshëm penal. Kujtojmë se Lika u qëllua, ndërsa po kthehej nga varrimi i të motrës. Por sipas burimeve, Lika ka qenë i dënuar me 25 vite burg për atentatin ndaj dy personave në muajin prill të vitin 2000. Më konkretisht, i plagosuri i ditës së sotme, në vitin 2000 konkretisht në Fushë-Gjormë të Laçit, Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të shtetasit të identifikuar si Gëzim Çeliku, djali i ish-ministrit të Industrisë së kohë së diktaturës Hajredin Çeliku, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe administratorin Italian Luciano Bortolusi.

Pas ngjarjes, Çeliku mbeti viktimë, ndërsa italiani shpëtoi. Mësohet se familja e Myslimit, më konkretisht gruaja dhe djali i tij punonin në fabrikën ku ishte bashkëpronar i ndjeri Hajredin Çeliku. Ndërsa djali i tij Ilir Xhepaj (Lika) i cili ka mbajtur mbiemrin e të ëmës, përveçse është bashkëpunëtori i Eduart Lamaj në vrasjen e dy biznesmeneve Gjergji dhe Lika, rezulton të ketë bërë dhe një plagosje tjetër. Rezulton se në 15 maj 2020, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë. Pas ngjarjes së sotme, 60 vjeçari Lika u dërgua në spital dhe sipas mjekëve është në rrezik për jetën, duke qenë se një nga plumbat e ka prekur afër zemrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit