Kalicia Williams është një 16-vjeçare e cila mbeti viktimë më 26 dhjetor, konkretisht në një dhomë hoteli në Atlanta dhe kjo pas një video që bëri në TikTok. Ndërkohë sot, teksa janë bërë më shumë se një muaj nga vdekja e vajzës, prindërit e të ndjerës kanë kërkuar hapjen e hetimeve për shkakun e tragjedisë. Sipas prindërve, një video në TikTok ka regjistruar momentet e fundit të vrasjes së adoleshentes, e cila u qëllua rreth gjysmë ore pas mesnatës, një ditë para Krishtlindjeve. Në videon e publikuar, shihet që vajza duket se po kërcen derisa dikush ka hyrë në dhomë dhe më pas videoja është ndërprerë. Sipas nënës së viktimës, videoja është bërë rreth 20-25 minuta para se vajza e saj të vritej.
Ajo shprehet se autoritet nuk kanë vepruar siç duhet për zbardhjen e ngjarjes dhe i ka akuzuar për paaftësi. Kujtojmë se pas ngjarjes, policia në Gjeorgji, ka prangosur një 16-vjeçar i cili dyshohet se është pjesë e krimit, ndërsa akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Por nëna e vajzës së ndjerë beson se ka edhe persona të tjerë të përfshirë që duhen të ndiqen penalisht. Por sipas një dëshmitare që ka qenë në hotel, thuhet se vajza ka vdekur nga hemorragjia, por babai i 16-vjeçares shprehet se në video nuk është parë gjak, ndërsa do shpjegim pse trupi i pajetë i vajzës është transportuar nga dhoma për në hollin e hotelit. Nga hetimet e deritanishme, autoritetet lokale deklarojnë se vajza mund të jetë qëlluar nga një 16-vjeçar pas një mosmarrëveshje, por familja nuk është dakord me këtë version dhe kërkon hapjen e hetimeve.
Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania