Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2021, 14:32
Albert Krasniqi, është personi që u ekzekutua pasditen e djeshme nga i ati i tij Skënder Krasniqi, ish luftëtar i UÇK-së. Ishte vetë babai i Albertit ai që njoftoi policinë për krimin që kishte bërë dhe më pas u arrestua edhe nga policia. Ditën e sotme Ramiz Krasniqi, avokat i Skënder Krasniqit, ka thënë se vrasja që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës ka qenë aksidentale. Ndërkohë që thotë se gjendja shëndetësore e klientit të tij është e keqe, ndaj dhe nuk ka dhënë deklaratë në polici.
Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë është mbrojtur në heshtje në polici. Gjithashtu i kanë ofruar ndihmën e parë ekipet mjekësore. Ai gjindet në paraburgim në Prishtinë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR