Kishte vrarë një student në vitin 2004, mediat serbe shkruajnë për vdekjen e Albert Krasniqit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2021, 12:56

Albert Krasniqi, është personi që u ekzekutua pasditen e djeshme nga i ati i tij Skënder Krasniqi, ish luftëtar i UÇK-së. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë kanë shkuar dhe mediat serbe por duke nxjerrë në pah detaje të reja. Sipas Novosti, Albert Krasniqi kishte qëlluar për vdekje një student 17-vjeçar të Shkollës Mjekësore Dimitrije Popovic me një pushkë automatike në qendër të Graçanicës më 5 qershor 2004. Albert Krasniqi u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg për vrasjen e studentit serb. Kjo ngjarje kishte ndodhur në një kioskë të ushqimit të shpejtë, ku Popoviç ishte me miqtë e tij. Një automjet Audi me Ljabinot Gashin pas timonit u ndal para kioskës. Në automjet ishte edhe Albert Krasniqi, i cili, qëlloi në drejtim të kioskës në të cilën, në atë moment ishin disa persona. Popoviç u godit në kokë nga një plumb dhe vdiq në vend. Edhe pse u dënua me nëntë vjet e gjysmë burg, Krasniqi vuajti vetëm katër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit