Ditën e sotme, Gjergji Selimi vendosi t'i jepte fund jetës duke u vetëvarur në qelinë e burgut të Peqinit ku po vuante dënimin për vrasje. Selimit i kishin mbetur dhe dy vite burg, pasi 18 të tjera i kishte shlyer më parë. Mësohet se viktima nuk kishte shfaqur shenja depresioni dhe se nuk kishte pasur probleme shëndetësore, kohët e fundit. Ndërkohë që në bisedat me të dënuarit e tjerë kohët e fundit kishte deklaruar shpesh braktisjen nga të afërmit. Gjithashtu afrimin e fundit të dëmit dhe daljen në liri e shikonte si një periudhë edhe më të vështirë për jetën e tij, ndërsa i trembej dhe hakmarrjes, gjë që e përsëriste shpesh herë. Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë konstatuar trupin e pajetë të të dënuarit, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëflijimit.