Nuk ishte në formën e tij më të mirë, por Messi hapi rrugën e fitores për Barcelonën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2021, 12:00

Lionel Messi ishte përsëri në formacionin e Barcelonës për ndeshjen e tyre në Kupën e Mbretit mbrëmjen e kaluar në Rayo Vallecano. Duke shënuar në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2-1 dhe rezervuar biletën e tyre për në raundin tjetër. Ronald Koeman dëshiron të fitojë këtë konkurs dhe të vendosë Messin përsëri në formacion, pasi vuajti pezullimin e tij pas Superkupës me dy ndeshje. Ndeshja e mbrëmshme nuk ishte loja më e mirë e Messit, por përsëri argjentinasi e zhbllokoi këtë rezultat dhe hapi rrugën e fitores. Messi tani ka 18 gola në 11 ndeshje përballë Rayo Vallecano. Gjithashtu Messi arriti një rezultat të ri në golat e shënuar në Kupën e Mbretit pasi deri më tani gëzon 54 gola. Por ky nuk është një rekord pasi, vendin e parë të këtij kualifikimi e mban Telmo Zarra me 81 gola.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit