‘Në hotel me Beartin’, Tea reagon për herë të parë pas “bombave” të Shqipes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2021, 02:11

Ditën e sotme, ish-konkurrentja e emisionit të njohur të përputhjes së çifteve Shqipe Hysenaj, publikoi “bombën” e radhës për të vërtetuar lidhjen e Teas me ish-konkurrentin Beart Rexhepin. Kujtojmë se Shqipja postoi disa mesazhe të ndjekësve të saj, të cilët shpreheshin se këto ditë kishin parë Tean me Beartin bashkë, në Bogë. Madje Shqipja publikoi dhe një foto, në të cilën shprehej se ata të dy ishin bashkë kapur për dore. Për më tepër ajo ngriti akuza se Andi, që doli nga emisioni me Tean, në të vërtetë është në një lidhje me Melisën.

Më konkretisht, Shqipja ka shkruar se:

Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne. Unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë.

Ndërkohë dy personazhet që Shqipja përmend gjithmonë, Tea dhe Andi kanë qëndruar të heshtur gjatë gjithë kësaj kohe. Mirëpo Tea sot ka vendosur të reagojë dhe të flasë për të gjitha “bombat” që ka nxjerrë Shqipja. Tea ka publikuar një nga një të gjitha fotot që ish-konkurrentja ka nxjerrë që nga e para kur pretendonte se Tea dhe Andi njiheshin bashkë prej 6 vitesh e deri tek ajo e fundit me Beartin. Tea e ka ironizuar Shqipen për të gjitha ato çfarë ka publikuar, ndërsa shprehet se ajo e bën këtë gjë, për shkak se i ka mbetur diçka peng.

Gjithashtu, Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë ka publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa për sa i përket bluzës, që Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, ka treguar se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë. Ajo ka publikuar dhe një video të Shqipes kur shpërtheu në momentin që Graciano tregoi se ishte biseksual, ndërsa thekson se Shqipja është homofobike dhe sipas saj këta njerëz ndrydhin ndjenjat e tyre.

'Në hotel me Beartin'/ Tea reagon për herë të

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit