Bashkëpunimi PS-PD/ Ujësjellësi i Pogradecit i jep 200 milionë tender kushëririt të ish-kryetarit demokrat 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.01.2021, 01:10

Nuk kanë fund çudirat në këtë vend që quhet Shqipëri. Nëse nga njëra anë politikanët “zihen e krihen” me njëri-tjetrin nëpër studiot televizive, pas kuintave ata bashkëpunojnë më së miri mes tyre.

I tillë është rasti i Pogradecit, ku Ujësjellësi i këtij qyteti, që drejtohet nga socialistët, i ka dhënë një tender prej rreth 200 milionë lekësh të vjetra me TVSH firmës së kushëririt të ish-kryetarit demokrat të kësaj bashkie, Eduard Kapri. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-79877-11-25-2020 dhe me objekt “Sistemim i Ujësjellësit Lin”.

Shikohet se në të ashtuquajturën garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht “REJ” në pronësi të Luan Kaprit me vlerë të ofruar prej rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht, duke qenë e vetme, kjo firmë nuk e ka patur aspak të vështirë të fitojë.

Shikohet gjithashtu se vlera fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, një tjetër fakt ky që hedh dyshime mbi vërtetësinë e tij. Kuptohet qartë se ky tender është thjesht një qokë që Ujësjellësi i Pogradecit i bën firmës fituese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit