Infektimi me Covid i Piperos pas vaksinimit/ Mjeku Koni: Fajin e ka Pipero

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2021, 01:33

Lajmi më i përfolur gjatë ditës së sotme ishte padyshim infektimi me Covid-19 i Pëllumb Piperos, edhe pse ai kishte marrë vaksinën anti-covid më 11 janar. Ndërkohë, mjeku i njohur Artan Koni e cilësoi si një “gabim” bërjen publike të rastit, pasi sipas tij Pipero nuk duhet të ishte nxituar deri në bërjen e tamponit të dytë.

Më konkretisht ai është shprehur se:

Fajin e ka Pipero, në kuptimin e mirë, se ka bërë vetëm një tampon të parë, duhet të presë dhe të dytën. Ai ka krijuar antitrupa, kjo është verifikuar.

Por menjëherë doktoreshë Silva Bino ndërhyri duke sqaruar se testi ishte i saktë dhe është e sigurt se Pipero është pozitiv për covid. Kujtojmë se shkencëtarët kanë paralajmëruar më herët se kjo gjë do të ndodhte. Ndonëse rasti i doktor Piperos ishte i pari në vendin tonë, në botë janë raportuar shumë raste të qytetarëve, mjekëve dhe infermierëve të cilët edhe pse e kishin marrë vaksinën rezultuan positiv me covid.

Ndërkohë, Pfizer-BioNTech por dhe Moderna kërkojnë dy doza për pacient në mënyrë që vaksina të jetë plotësisht efektive. Doza e parë e Pfizer-BioNTech është 50 përqind më efektive në parandalimin e covid-19, ndërsa doza e dytë rrit mbrojtjen në 95 përqind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit