Varianti i ri i Covid-19 në Shqipëri/ Dy raste në Elbasan, ISHP nuk e përcakton dot çfarë është!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 23:41

Prej disa javësh në disa vende të botës po qarkullon një variant i ri i koronavirusit i cili u shfaq në fillim në Britaninë e Madhe e më pas me shpejtësi dhe në vende të tjera. Për të parandaluar përhapjen e këtij muatcioni i cili përhapet më shpejt se virusi i zakonshëm, u vendos që vendi ynë të pezullojë të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe, por duket se nuk ia ka vlejtur. Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha mbrëmjen e sotme se edhe në vendin tonë ka shenja të një varianti të ri. Por ajo nuk di ta shpjegojë se nga vjen ky mutacion, duke shtuar se në vendin tonë ka pasur dy raste që kanë patur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit.

Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër. Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit