Juventus fiton me “poker”! Bardhezinjtë kualifikohen për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 23:05

Ekipi i Andra Pirlos mundi Spal mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-0 dhe fitoi mundësin për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Interin. Bardhezinjtë arritën të kalojnë në avantazh me penalltinë e realizuar nga Morata (caktuar pas rishikimit në Var), pastaj Frabotta mendoi dhe për dyfishimin e këtij rezultati me golin e tij të parë me fanellën e Juve. Ndërsa në minutën e 78-të ishte Kulusevski ai që e mbylli ndeshjen në një asist nga Chiesa, i cili katërfishoi rezultatin në minutën e 94-të.Kualifikimi i marrë nga ekipi i Pirlo ishte i lehtë, pavarësisht nga një performancë e shkëlqyer nga mysafirët. E vetmja gjë negative e mbrëmjes ishte dëmtimi i Bernardeschit në fundin e pjesës së parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit