Myrto Uzuni në formë të shkëlqyer te Ferencvaros! Shënon golin e katërt në kampionatin hungarez

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 22:42

Myrto Uzuni vazhdon të ketë një super paraqitje te ekipi hungarez i Ferencvaros. Beratasi ka realizuar golin e radhës mbrëmjen e sotme. Kampionët e Hungarisë u përballën në transfertë me Budafoki ku fituan me rezultatin 0-3. Ekipi i Uzunit kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-të me një penallti dhe ekzekutimin e mori përsipër Myrto Uzuni. Beratasi i kombëtares nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij. Ky është goli i katërt sezonal në kampionatin hungarez për Uzunin, teksa Ferencvaros vazhdon të marshojë drejt fitimit të titullit kampion (+10 pikë nga vendi i dytë).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit