U vra nga i ati i tij me armë/ Nxirret nga bodrumi i banesës trupi i pajetë i Albert Krasniqit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 21:17

Albert Krasniqi, është personi që u ekzekutua pasditen e sotme nga i ati i tij Skënder Krasniqi, ish luftëtar i UÇK-së. Ndërkohë mediat kosovare kanë raportuar se para pak minutash ekipet e Mjekësisë Ligjore kanë nxjerrë trupin e pajetë të të ndjerit. Ndërkohë që menjëherë pas vrasjes, ekipet e forezikës së Policisë së Kosovës dhe Mjekësia Ligjore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e tërësishëm të asaj që ndodhi në bodrumin e banesës, ku mbeti i vrarë i ndjeri. Sakaq mësohet se Krasniqi ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje. Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit