46-vjeçari shqiptar rezulton me variantin e ri të Covid-it britanik

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2021, 20:23

Varianti i ri i Covid-it siç duket tashmë është zbuluar edhe në Maqedoninë e Veriut, në laboratorin privat të klinikës “Zhan Mitrev” në Shkup, tek një burrë 46-vjeçar. Sipas raportit të Institutit Publik, thuhet se pacienti 46-vjeçari fillimisht iu nënshtrua një testi të shpejtë për shkak të etheve dhe më pas u paraqit për një ekzaminim në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku iu nënshtrua një testi PCR, por iu desh edhe analiza e mostrave për të zbuluar që ishte pozitiv me variantin e ri të Covid-it britanik. Ndërkohë 46-vjeçari gjatë anketimit ka thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt, e as që ka udhëtuar jashtë Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ditën e sotme ka regjistruar 9 viktima me Covid-19 si dhe 394 të infektuar, ndërsa të shëruar kanë rezultuar 387 persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit