U vra nga i ati i tij me armë/ Albert Krasniqi ishte në kërkim nga policia për dhunë në familje

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2021, 19:34

Albert Krasniqi, është personi që u ekzekutua pasditen e sotme nga i ati i tij Skënder Krasniqi, ish luftëtar i UÇK-së. Ndërkohë, disa çaste më parë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mësohet se Krasniqi ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për ushtrimin e dhunës në familje. Para pak ditëve policia ushtroi një kontroll në banesën e tij, por pa mundur ta arrestonte. Ndërkohë, motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin kosovar mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë. Vlen të thekoshet se Alberti është një personazh i njohur i showbizit, ku njihet për shoqërinë e ngushtë me këngëtarët e grupit ‘Babastars’. Ai ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi i kanë dhënë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve në çift.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit