Mësohen motivet e vrasjes që shokoi Prishtinën

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.01.2021, 18:58

Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij. Tashmë i arrestuar si dhe të njëjtit i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Por cilat dyshohet se janë motivet që çuan drejt vrasjes?

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar që disa ditë familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson indeksonline. Babai pasi e ka kryer aktin ka njoftuar vetë policinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit