Një gjarje e rëndë ka ndodhur në Priashtinë, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për gazetën ‘Insajderi’, e cila tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” në kryeqytet.
“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ” Ndue Perlleshi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë zyrtarja.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.