Sherri mes të rinjve në Dibër/ Qytetarja: 22-vjeçari i plagosur u konfliktua me djalin e policit, i zunë pritë me 40 veta

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2021, 18:40

Ditën e sotme në media u raportua një sherr mes disa të rinjve në Dibër, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar. Sipas policisë sherri nisi për motive të dobëta. Gjithashtu sipas njoftimit të policisë, autor i ngjarjes ishte 26-vjeçari E.S. Por në lidhje me ngjarjen në fjalë një e afërm e të riut ka shkruar në reaksinë JOQ Albania se ngjarja nuk është ashtu siç u raportua në media. Sipas saj i riu me iniciale E.S nuk ka bërë plagosje me dashje, por i është ndërruar akuza sepse është konfliktuar me djalin e një punonjësi policie në Komisariatin e Policisë së Peshkopisë. Punonjësi i policisë quhet Fiqiri Kacaku dhe djali i tij quhet Armando Kacaku. Sipas qytetares ky i fundit i ka dalë në rrugë duke e kërcënuar të riun E.S, i cili është arrestuar dhe po procedohet në komisariat. Ndërkohë djali i Fiqiri Kacakut nuk është përfshirë në një procedurë të tillë, për faktin se është i biri i policit.

Mesazhi i plotë i qytetares:

Ky informacioni ketu nuk eshte ashtu sic duhet pasi djali ne fjal me iniciale E.S nuk ka bere plagosje me dashje porr i eshte ndrruar akuza pasi ai ka bere sherr me djalin e nje punonjesi policie ne Komisariatin e policis se peshkopis Fiqiri Kacakut pasi djali i ketij punonjesi policie Armando Kacaku ne fjal i ka dal ne mess te rruges duke e kercenuar me 40 veta te tjere nga peshkopia dhe sot E.S procedohet nga komisariati dhe i biri i fiqiriut as nuk e perfshin fare ne procedim ku pervec se E.S i ndrohet akuza nga plagosje per vetmbrojte i kalon ne plagosje e rend me dashje vetem e vetem se punonjesi i policis nuk do te perfshi djalin e tij Sot E.S vazhdon te jet neper dyret e policis duke zhvatur dhe rrjepur dy prinderit e tij qe te mbushen xhepat e punonjesve te policia apo oficerave te policis.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit