Pas konfliktit për paratë goditi me thikë një 20-vjeçar, burgoset i riu shqiptar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.01.2021, 16:57

Gjykata e Londër ka dënuar gjatë ditës së sotme një të ri me origjinë nga Shqipëria. Mësohet se ky i fundit, i identifikuar si Klaudio Kacubaj, 27-vjeç është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg. I riu shqiptar, banues në Leeside Crescent, NW11 akuzohet për plagosjen e një të riu 20-vjeçar. Më konkretisht bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 14 shtator 2020, ku në qendër të Londrës në Leicester Square, pas një sherri për çështje parash, i riu shqiptar goditi me thikë një 20-vjeçar. Më saktë, Kacubaj dënohet për plagosjen me dashje dhe mbajtjen e një mjeti prerës. Kacubaj e goditi të riun 20-vjeçar disa herë më thikë në kurriz e më pas u largua me shpejtësi.

Burimi| news.met.police.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit