Melisa dhe Atdheu janë një ndër konkurrentët më të komentuar në “Për’Puthen”, teksa takimet e tyre kanë qenë shumë të nxehta dhe kanë krijuar debate dhe komente. Melisa dhe Atdheu kanë zhvilluar dy takime deri më tani, që pas momenti që Melisa vendosi që të njihte prurjet e reja. Ndërkohë përmes një foto-je të postuar në Instastory, Melisa shihet në shumë pranë Atdheut si dhe opinionisti Arjan Konomi i cili ‘ndërhyn ’që Atdheu mos të puthë Melisën. Në krah të fotos, Melisa shkruan se: “Problemi ynë është Arjan Konomi”. Kujtojmë që kohët e fundit, dyshja ka pasur krisje në marrëdhënien e tyre, ndërsa të dy kanë zgjedhur të njohin goca dhe djem të rinj.