Ura e Zogut nuk mban më/ Salillari gërryen shtratin e lumit dhe mbush kamionët me zhavorr

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2021, 16:13

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë shumë probleme në disa zona të vendit, duke vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. “Ura e Zogut” në Milot, e cila është përshkruar si "Bukuroshja e Ballkanit", ka pësuar dëmtime serioze dhe është gati për t'u shembur. Kujtojmë se dy javë më parë u raportua se reshjet e shiut kishin fundosur njërën nga këmbët e urës, por tashmë situata duket edhe më serioze. Kompania "Salillari", prej vitesh ngarkon kamionët me zhavorr në këtë lum, duke e thelluar edhe më tej degradimin e kësaj ure. Pavarësisht kushteve natyrore jo të favorshme, dhe gërryerjes nga kompania "Salillari", as shteti dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë masa mbrojtëse për ruajtjen e monumentit të kulturës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit