Mbyllja e auditorëve/ Studentët: Do bojkotojmë sezonin e provimeve nëse nuk hapen universitetet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.01.2021, 15:45

Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një peticion, ku studentët po plotësonin të dhënat e tyre në mënyrë që të kërkojnë hapjen e auditorëve të universiteteve. Më pas, të gjitha këto firma iu dorëzuan Komitetit Teknik të Ekspertëve, por edhe pse u mblodhën shumë asgjë nuk ndryshoi. Ndërkohë, tashmë studentët shprehen se nëse nuk do marrin përgjigje pozitive për rikthimin në auditorët e universiteteve, mund të bojkotojnë mësimin online dhe sezonin e provimeve.

Agred Tafaj, përfaqësues i “Studentët Denoncojnë” shprehet se pas takimit të zhvilluar të premten me zv.ministren, Mira Rakacolli kanë shpresë për përgjigje pozitive.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Nga bashkëbisedimi që bëmë me zonjën Rakacolli ajo na tha se do të jetë dhe garantja jonë ndaj dhe po presim përgjigje.

Nesër përmbushet afati 10 ditor që studentët i kanë lënë Komitetit të Ekspertëve për të marrë përgjigje për hapjen e auditorëve të universiteteve. Në të kundërt studentët kanë paralajmëruar bojkotimin e provimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit