Rrjetet sociale dhe klubet e futbollit, Real Madrid në vend të parë si më i ndjekuri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 14:10

Real Madrid është renditur si klubi i futbollit me numrin më të lartë të ndjekësve në mediat sociale në raportin e fundit të Football Money League 2021, botuar nga firma e konsulencës Deloitte. Real Madrid qëndron në krye të renditjes me 251.5 milion ndjekës, një numër i cili vendos bardhezinjtë mbi Barcelonën me 248 milionë ndjekës, Manchester United me 140.8 milionë, Juventus 102.9 milionë dhe Chelsea 93.2 milionë. Studimi raporton mbi të dhënat nga viti 2020, me ndjekësit e Real Madridit në: Facebook (110.9 milionë), Instagram (94.5 milionë), Twitter (35.7 milionë), YouTube (6.2 milionë) dhe TikTok (4.2 milionë ). Përveç kësaj klubi më i ndjekur në të tre rrjetet e para sociale të lartpërmendura. Football Money League 2021 raporton renditjen e klubeve të futbollit me shumicën e ndjekësve të mediave sociale.

POZICIONI KLUBI NUMRI I NDJEKËSVE

1 Real Madrid 251.5

2 FC Barcelona 248

3 Manchester United 140.8

4 Juventus 102.9

5 Chelsea 93.2

6 Liverpool 91.7

7 PSG 89.6

8 Bayern Munich 87.1

9 Arsenal 76.4

10 Manchester City 75.9

11 Tottenham 37.6

12 Inter Milan 37.4

13 Borussia Dortmund 33

14 Atlético Madrid 31.6

15 Napoli 9.4

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit