Qëlloi me dru në kokë të ëmën, flet vëllai i autorit: Nuk duam të bëjë burg, ka pesë fëmijë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.01.2021, 13:30

Një ngjarje e rëndë u regjistrau pak ditë më parë në Bulqizë, ku një 41-vjeçar L.Xh, rrahu me dru nënën e tij duke e goditur në kokë. Ai u arrestua nga policia, ndërsa u mësua se konflikti nisi për motive të dobëta. Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili tha se ishte thjesht në zënkë familjare dhe se nëna e ka falur atë dhe nuk dëshiron që i biri të shkojë në burg. Sipas tij, vëllai e bëri gjithçka padashje dhe nuk duhet të dënohet.

Fjala e plotë e vëllait të autorit:

Ai ka pesë fëmijë, kush do i mbajë, kush do i ushqejë. Nëna nuk dëshiron që i biri të rrijë në burg. E kemi falur. Ai ka probleme, ka lindur shtatanik. Nëna është më mirë, ndodhet në spital. Ka patur dëmtime në kokë të lehta. Kam qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja, por larg vendit. Në shtëpi ka qenë kunata dhe të tjerë. Kanë hyrë për t’i ndarë, por sado femra. Kanë bërë sherr për punë të një litari të pusit. Jetojmë të gjithë në një shtëpi, vëllai në katin e parë dhe unë lart. Nëna jeton me mua. Nëna kishte marrë litarin dhe kishte nisë ngatërresa me kunatën, nusen e Latifit. Më para nuk ka patur asnjë ngatërresë me kunatën, vetëm atë ditë. Kur shkova unë, e pashë nënën të vrarë dhe e dërgova në spital. Ai e ka ditur me dru zjarri në kokë vetëm një herë. Nuk kam folur fare me Latifin, mora nënën dhe e çova në spital. Policinë e njoftoi ajo e spitalit, pasi dërgova nënën. E bëri ajo e spitalit denoncimin. Nuk ka dhunuar ndonjëherë më parë, kësaj radhe nuk e di se si i ka ardhur. Nuk është tip i dhunshëm, asnjë dhunë nuk ka bërë më parë. I kanë hip nervat, se nerva ka. I ka rrëshqitur dora, nuk ka dashur që ta godasë. Ende nuk kam komunikuar me vëllain. E kanë arrestuar në shtëpi, e ka qenë duke rregulluar një spinë treshe të energjisë, thikat i ka patur si mjete pune. Nuk është se bën ndonjë gjë. Ne si familje duam që ta nxjerrim se nuk e kemi bërë ne denoncimin. Nuk duam që ai të bëjë burg. Ka pesë fëmijë, është e vështirë me fut në burg vëllain. Kush do kujdeset për fëmijët. Nëna nuk dëgjon që të bëjë denoncim, nuk do që t’i arrestohet fëmija. E kemi falur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit