Nëna 28-vjeçare sjell në jetë foshnjën, shtrohet me urgjencë te ‘Shefqet Ndroqi’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 13:04

Një nënë 28-vjeçare sapo ka sjellë jetë foshnjën e saj është detyruar të ndahet nga ajo pasi për shkak të komplikacioneve nga Covid, është shtruar me urgjencë në spitalin "Shefqet Ndroqi". 28-vjeçarja ishte e infektuar me Covid-19 dhe gjendja e saj është e rëndë, për këtë arsye ajo ndodhet e shtruar në repartin e reanimacionit te spitali COVID-2. Ndërkohë foshnja e porsalindur ndodhet ende në maternitet nën kujdesin e bluzave të bardha, por pa praninë e nënës. Probabiliteti që COVID-i të transmetohet nga nëna te fëmija në bark janë rreth 2-5%, por nuk dihet nëse në këtë rast fëmija është i infektuar apo jo, edhe pse dihet që në rast se një fëmijë i vogël infektohet, ai kalon një formë të lehtë të COVID-it.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit