Tirana prezanton trajnerin e ri, Orges Shehi do të drejtojë kampionët në fuqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 11:53

Bardheblutë e Tiranës kanë prezantuar ditën e sotme trajnerin më të ri të ekipit, Orges Shehin. Shehi vjen në pankinën e bardhebluve, dy ditë pasi Nevil Dede u largua nga stadiumi në ditën që Tirana po përballej me Laçin, ndeshje që rezultoi e humbur për kampionët e Tiranës. Ish-tekniku i Skënderbeut dhe Kukësit, Orges Shehi u prezantua sot nga presidenti i Tiranës, Refik Halili i cili tha se e njeh Shehin dhe ka besim te puna e tij si trajner.

Nuk mund të rrimë pa trajner dhe mendoj se kam zgjedhur të duhurin, pas shumë bisedave të bëra. E njoh, është një kampion, me pak fjalë. Besoj se do të bëjë mirë edhe te ne si trajner.

Pas shkarkimit të Emanuel Egbosë dhe largimit të Nevil Dedes, trajneri i ri Orges Shehi është i treti në rend, i cili do të stërvisë dhe drejtojë kampionët në fuqi të Tiranës, në sezonin e 82-të të kampionatit të Superiores.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit