I bënë dje atentat në Vlorë, zbardhet dëshmia e Marjon Mitros: S’kam asnjë konflikt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 11:37

Ditën e djeshme një person u plagos me armë zjarri në Vlorë në zonën e Bibliotekës. I plagosur nga ky atentat mbeti shtetasi Marjan Mitro, pjesë e bandës së Julian Siananit. Ai u qëllua në këmbë nga një makinë në ecje. Ndërkohë në dëshminë e tij para policisë, Mitro ka deklaruar se ka qenë duke ecur me kurriz dhe se ka parë autorin. Më tej Mitro ka deklaruar se kohët e fundit nuk ka pasur një konklikt se nuk di për cilat motive është qëlluar drejt tij. Por policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, pasi ende nuk kanë arritur të gjejnë kamera me fushëpamje nga vendi i ngjarjes çka mund të ndihmonte në ndërtimin e një identikiti të autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit