Grabitja e farmacisë në Tiranë, autori u largua i qetë pasi mori lekët e xhiros ditore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2021, 10:23

Mbrëmjen e kaluar u njoftua se një grabitje me armë zjarri (e cila dyshohet se ishte lodër( kishte ndodhur në një farmaci në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë. Autori i kësaj grabitje është një person i ri në moshë i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri dhe mban një maskë të zezë. Mësohet se i riu që kreu grabitjen është Kristi Çinari, i njëjti person që ka kryer edhe vjedhjen e pikës së dhënies së kredive, Kredo.al. Mësohet se Çinari arriti të merrte 17 mijë lekë të reja nga xhiroja ditore. Ai u largua i qetë nga vendi i ngjarjes, por kamerat e sigurisë pikasën çdo lëvizje të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit