Po shkonte në punë, kush është infermieri që humbi jetën në aksidentin në Fier?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2021, 07:56

Një aksident tragjik u shënua mëngjesin e sotëm në Fier. Një 30-vjeçar, i cili drejtonte automjetin tip “Benz”, u përplas me një kamion, e për pasojë humbi jetën. Viktima është identifikuar si Klement Basha dhe ishte nisur për në punë. Ai punonte si infermier në spitalin e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit