Përgjaket mëngjesi! Maunia përplas “Benzin”, vdes 30-vjeçari në Fier

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.01.2021, 07:30

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku për pasojë ka humbur jetën 30-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit