Mjeku italian Carlo Mosca, 47-vjeçar, është akuzuar për vrasjen e dy pacientëve në një pavion të koronavirusit. Mosca i injektoi doza vdekjeprurëse të anestetikës 61-vjeçares Natale Bassi dhe 80-vjeçarit Angelo Paletti në spitalin në Lombardi. Ndërkohë, mesazhet e WhatsApp-it midis infermierëve zbuluan se ata dyshonin se doktor Mosca ishte ‘i çmendur’ dhe vrau 2 pacientë për të “liruar shtretëërit” në repartin në të cilin ai ishte në krye. Gjithashtu, po hetohen edhe tre vdekje të tjera nga policia, pasi ata pretendojnë se Mosca ndryshoi të dhënat mjekësore të viktimave të pretenduara për të mbuluar gjurmët e tij. Mjeku është arrestuar dhe është në arrest shtëpie, ndërsa mohon akuzat kundër tij, duke i quajtur të pabaza.
Burimi: www.dailystar.co.uk | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA