Ibra zhbllokon derbin e Milanit, kalon në avantazh kuqezinjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2021, 21:29

Ashtu siç ishte parashikuar ka startuar në orën 20:45 përballja mes Interit dhe Milanit për një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Edhe pse me shumë mungesa kuqezinjtë e Piolit kanë mundur të tentojnë disa herë portën e Interit dhe vetëm në minutên e 31-të erdhi goli. Ibrahimovic arriti të zhbllokonte derbin e Milanit duke kaluar në avantazh kuqezinjtë me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Fillimisht topi u përplas në shtyllën e majtë dhe përfundoi në rrjetë. Ndërkohë kujtojmë se edhe më parë Ibra ka shënuar dygolësh në derbin kundër Interit. Pritet vazhdimi i lojës...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit