Vjedhje me armë zjarri në një farmaci në Tiranë, autori kërcënoi punonjësen dhe i mori paratë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2021, 21:43

Një tjetër grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë! Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri” shumë pranë qendrës së qytetit. Me kërcënimin e armës së zjarrit autori ka marrë xhiron e ditore dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po mbledhin prova dhr dëshmi për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci. Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit