Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kjo është 23-vjeçarja që humbi jetën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2021, 20:58

Mbremjen e sotme, u regjistrua një aksident tragjik në aksin Vlorë-Levan, ku humbi jetën një grua. Ndërkohë, disa çaste më parë janë publikuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tragjike. Bëhet me dije se viktima është Anxhela Çapo 23-vjeçare, ndërsa bashkëudhëtarja e saj Silvana Muho, 22-vjeçare është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit