Limaj në Llap, merr mbështetje për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.01.2021, 19:38

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka zhvilluar disa takime me përkrahës të tij në qytetin e Podujevës ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj është shprehur i bindur se me mbështetjen e njerëzve të mirë e me plotë vullnet, që sot ka takuar pranë zyrave të Nismës dhe në kafiteritë e qytetit të Podujevës, jetësimi i kauzës së tij do të jetë më i lehtë dhe zëri mbrojtës i vlerave tona më sublime do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament.

Postimi i plotë i Limajt:

Vizitën e sotme në qytetin e Podujevës e vazhdova duke bashkëbiseduar me qytetarë, veprimtarë e mbështetësit tanë socialdemokrat rreth rëndësisë së projektit tonë për mbrojtjen e promovimin e vlerave kombëtare.

Procesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit është jetik për të ardhmen e Kosovës, dhe për këtë bashkëluftëtarë e të rinj në Podujevë tashmë po angazhohen fuqishëm e me kokën lartë në mbështetje të kauzës sonë të drejtë për rikthimin e së vërtetës dhe ruajtjen e vlerës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me mbështetjen e njerëzve të mirë e me plotë vullnet, që sot takova pranë zyrave tona dhe në kafiteritë e qytetit të Podujevës, jetësimi i kauzës sonë do të jetë më i lehtë dhe zëri mbrojtës i vlerave tona më sublime do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlament.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit