Gazetari: Nuk është mish derri, por kartëmonedha 500 euro-she dhe kodi i Ndragheta-s!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.01.2021, 18:11

Çështja e Ndragheta dhe përgjimet e grupit mafioz ku përmenden dhe shtetas shqiptarë është në qendër të vëmendjes, ndërsa rasti ka sjellë edhe reagimin e Enkel Demit. Sipas tij, kur thuhet mish derri nënkuptohen shuma të mëdha parash, pasi në gjuhën e mafies së asaj krahinë të Italisë mishi i derrit të zi do të thotë kartëmonedha euro 500-she.

Reagimi i Enkel Demit:

Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua edhe për përgjimet e organizatës mafioze, Ndragheta. Fillimisht një shërbyes i regjimit mori përsipër t’i bënte përgjimet të paqena, tek deklaroi se nuk gjeti asgjë të dyshimtë në to, duke thënë se pati lexuar dora vetë gati dy mijë faqe dora vetë për tre ditë (çudi si i doli koha). Madje, shërbyesi i zellshëm foli për megallomani shqiptare në këto përgjime. SPAK besoi shërbyesin që lexon më shpejt se një kompjuter dhe i ra për shkurt që hë për hë nuk ka ndonjë element krimi. Fill pas këtyre të thënave dolën të tjera përgjime, të cilat shërbyesi nuk i raportoi dhe na del që shefi i policisë së Tiranës (në vitin 2017, se sot ka kapur majën e policisë) dhe zëvendësministri i Brendshëm janë shitur tek Ndrangheta me mish derri, mozzarella dhe produkte të tjera ushqimore. Duke u nisur nga ngjashmëria e pamjes së shefit me derrin shpërthyen meme-t në rrjet, ndërsa media e qeverisë nisi të vinte në pah anën qesharake: “Qenka shitur për mish derri?”. Në fakt, rilindasit nuk kanë si ta kenë kurrë pazarin kaq të ulët. Ata që kanë mbjellë e shitur dora vetë drogë, kanë urdhëruar vrasje, kanë ndërtuar pyje betoni kanë treg krejt tjetër. Ndrangheta këtë e di, ashtu si dhe përgjuesit e saj. Prandaj, përherë mafiozët, kriminelët, të cilët e njohin rrezikun e përgjimeve flasin me kod. Deshifruesit e kësaj të folmeje janë pjesë e rëndësishme e Antimafias dhe bëjnë zbërthimin e mesazheve. Fjala vjen, kur thuhet mish derri nënkuptohen shuma të mëdha parash, pasi në gjuhën e mafies së asaj krahinë të Italisë mishi i derrit të zi do të thotë kartëmonedha euro 500-she. Me të njëjtën logjikë përdoret në bashkëbisedim mozzarella dhe produktet e tjera ushqimore. Ndaj, këtu në këtë mes nuk ka asgjë qesharake, përkundrazi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit