Arrestohet një nga autorët e vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Greqi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.01.2021, 17:16

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku u ‘eliminua’ një 27-vjeçar shqiptar, i dentifikuar si shtetasi Mario Metaj. Komflikti ndodhi në sheshin Zavlaniou, ku Mario Metaj me grupin e tij me motora kanë ndjekur dy persona që drejtonin një automjet. Një nga personat që drejtonte mjetin ka hapur zjarr ndaj grupit që po i ndiqte dhe plumbi e ka kapur në kokë Mario Metajn. Në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja të kalibrit 9mm. Mësohet se një nga autorët është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim. 27-vjeçari u plagos me pesë plumba, ku një prej tyre e kapi në kokë, në pjesën pranë veshit. Fillimisht ai u deklarua në gjendje kritike dhe mjekët në spitalin ku ishte shtruar e trajtonin klinikisht të vdekur, por ditën e sotme ai ndërroi jetë. Numri i përgjithshëm i personave të përfshirë në ngjarje është gjashtë.

Burimi: patrasttime |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit